Kanë plasur debatet mes deputetëve jashtë sallës së parlamentit , i cili është mbledhur sot për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Mësohet se deputeti Halit Valteri ka debatuar ashpër me kryetarin e Këshillit Politik, Damian Gjiknurin. Deputeti Halit Valteri ka tentuar të qëllojë Damian Gjiknurin jashtë sallës së parlamentit.
Ndërkohë garda ka ndërhyrë për të parandaluar përplasjen./CNA.al