Home / Aktualitet / Plas arma në Korçë, policia jep detaje

Plas arma në Korçë, policia jep detaje

Një person ka mbetur i plagosur në këmbë pas disa të shtënave me armë zjarri në lagjen nr 5 në Korçë.

Mësohet që i lënduari I. Q., rreth 45 vjeç është dhunuar fizikisht dhe më pas është plagosur nga autori. Ai është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 5, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Policia sakaq ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorit.

Check Also

“Kush o komunist këtu oooo të djathtë?” Rama me tone të ashpra nga Durrësi

Rama: Kanë gjë të bukur këta se thonë se jam anti-komunist se më kanë dërrmu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =