Home / Aktualitet / Plas arma në Fushë-Krujë, plagoset pronari i një Fasonerie

Plas arma në Fushë-Krujë, plagoset pronari i një Fasonerie

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të shtunë rreth orës 18:50, si pasojë e të cilave ka mbetur i plagosur një shtetas.

Mësohet se i plagosuri është Arben Dedja, pronari i një Fasonerie në zonën e Krujës, i cili është dërguar në spitalin e Traumës për trajtim të specializuar.

Policia njofton se ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Për më tepër, Policia bën me dije se në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Njoftimi:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore  shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Check Also

Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin e Shkodrës? Meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 10 =