Home / Aktualitet / Plarent Ndrecaj flet për tenderin e uniformave të policisë (Çfarë thotë për Ardi Veliun)

Plarent Ndrecaj flet për tenderin e uniformave të policisë (Çfarë thotë për Ardi Veliun)

Ish-sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, Plarent Ndrecaj, në një lidhje për Fax neës ka komentuar aksionin e ndërmarrë nga SPAK në lidhje me tenderin e uniformave për punonjësit e policisë së shtetit.

Ndreca tha se aksioni i SPAK është për t’u përshendetur dhe vlerësuar, dhe se hetimet që janë në vijim nuk duhet të paragjykohen.

“Është një veprim për t’u përshëndetur i SPAK, prokuroria është në rrugën e duhur në hetimin e procedurave publike, ajo që është për tu vlerësuar është fakti që ka hetime pa barriera dhe pa kufizime, pjesa tjetër iu duhet lënë hetimeve, për të parë procesin si do të shkojë”, tha Ndreca, i cili shtoi se nuk ka qenë në dijeni të çështjeve proceduriale sa i takon tenderit, dhe se as ai, as Sandër Lleshaj, nuk kanë pasur të drejtë firme.

“Nga ana proceduriale unë nuk kam pasur informacion, sigurisht që nga pikëpamja e procesit, që do ti shërbente policisë së shtetit, kam pasur në dijeni.

Faktet nuk flasin ndryshe fare, PD i bën denoncimet në foltoret e partisë, mesa mbaj mend padia është bërë nga deputetë të opozitës parlamentare. Ky është një proces nën hetim, duhet të presim se çfarë do të sjellë”, tha ish-sekretari i përgjithshëm në ministrinë e brendshme.

Ndërkohë që lidhur me pyetjen e Fax News, se PD kishte kërkuar arrestimin e tij, Ndreca tha se në një shtet ligjor kjo i takon institucioneve të drejtësisë.

“Nuk di që të ketë kërkuar këtë gjë, dhe në një shtet ligjor kjo nuk ndodh në tribunat e partive politike, PD nuk arrin dot që të ndahet nga praktikat e vjetra.

Kjo është një pyetje që nuk mund ti përgjigjem unë, besoj se hetimi do tiu japë përgjigje këtyre pyetjeve, nuk ka lidhje as ministri dhe as sekretari i përgjithshëm për procedura që bëhen nga agjensia e prokurimeve publike.

Drejtori i policisë së shtetit ka qenë autoriteti që kërkonte produktin, nuk mban përgjegjësi për procedurat”, tha Ndrecaj, duke tentuar të shpëtojë nga përgjegjësitë dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.

Check Also

Situatë e rëndë në Gumenicë të Vlorës, digjen 2 stane

Aktualisht në Gumenicë të Vlorës janë aktive 12 vatra zjarri. Një situatë tepër serioze, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 2 =