Home / Aktualitet / Plani i investimeve të BE/ Rama: Skuadër ekselence për projektet, po përgatisim thirrjen publike për ekspertët shqiptarë jashtë vendit

Plani i investimeve të BE/ Rama: Skuadër ekselence për projektet, po përgatisim thirrjen publike për ekspertët shqiptarë jashtë vendit

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka folur për planin e madh të investimeve  të BE për Ballkanin Perëndimor që kap shifrën e 28 milionë eurove.

Rama thotë se Shqipëria do tentojë të thithë fonde nga BE nëpërmjet një skuadër ekselence prandaj qeveria po përgatit thirrjen publike për ekspertët shqiptarë jashtë vendit.

Ai thotë se zbatimi i projekteve do të shihet në periudhën 2021-2023 teksa plani i BE do të jetë i bazuar në 3  shtylla, infrastrukturë, energji dhe digjitalizim.

”Do të na ndihmojë dhe shumë plani i ri i investimeve të KE, infrastrukturën me mjetet e transportit dhe patjetër të rrugëve automobilistike. Energjia ku Shqipëria ka një pozicion kyç dhe ka një avantazh të rëndësishëm në raport me vendet e tjera të rajonit, për të qenë protagonist në këtë pjesë të Ballkanit. Shqipëria ka një plan të qartë për shtrirjen e infrastrukturës së gazit, qoftë në veri me gazsjellësin Adriatiko-jonian që shkon në Mal të Zi, Kroacia.

Qoftë edhe me degëzimet, ai i Kosovës që është strategjik. Dhe dixhitalizimi. Ku bëhet fjalë për ndërhyrje masiev për të forcuar ndërlidhjen dixhitale në rajon. Të tre këto shtylla kanë në thelb komponentin e impaktit rajonal. Janë shtylla që do të ngrihen individualisht në çdo vend.

Po përgatisim një thirrje publike për ekspertët shqiptarë jashtë vendit, që do të duhet të bëhen pjesë e kësaj përpjekje, skuadër ekselence për projektet. Mundësisht për të mundur të thithim fondet nga BE, me të hyrë në fuqi me aprovimin e buxhetit nga KE dhe Këshilli Europian. Të mund të shohim zbatimin në periudhën 2021- 2023 si procese që përfshijnë faktikisht këtë mandat dhe këtë plan buxhetor të KE.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Check Also

Plas sherri në lokal/ Tentoi të vriste 27 vjeçarin, arrestohet i riu në Berat

Një konflikt ka nisur mes të rinjve në një lokal të Korçës, ku situata mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 3 =