Home / Aktualitet / Plani i Bashës për rimëkëmbjen ekonomike: 160 mijë lekë për të papunët, 20 për pensionistët dhe 1 mijë euro për…

Plani i Bashës për rimëkëmbjen ekonomike: 160 mijë lekë për të papunët, 20 për pensionistët dhe 1 mijë euro për…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zbulon ndihmën ekonomike që sipas planit të tij me 5 pika, qeveria e Ramës duhet të japë për shqiptarët në mënyrë që të përballojnë krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Basha tha se propozon që të papunët të marrin çekun prej 160 mijë lekësh të vjetra çdo muaj, çeku për pensionistët sipas Bashës duhet të jetë 20 mijë lekë të vjetra në muaj.

“182 milion euro t’i shpërndahen rreth 1 milion shqiptarëve”, tha ai.

Kryedemokratit Basha tha se çdo biznes i vogël aktiv duhet të marrë 1,000 euro.

I pyetur se ku do të gjenden paratë për këto shpenzime, Basha tha se mjafton të rialokohet vetëm 3% e buxhetit të shtetit.

“Bëhet fjalë për rialokim të 3% të buxhetit të shtetit, mjafton të anulojë tenderat abuzivë, mjafton të anulojë shpenzimet e luksit”, tha ndër të tjera Basha.

Check Also

Aksident tragjik në aksin Levan-Vlorë, humb jetën një vajzë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në aksin Vlorë-Levan, ku një automjet ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 14 =