Home / Aktualitet / Plagosi me thikë policin, arrestohet 55-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë policin, arrestohet 55-vjeçari në Berat

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka dhunuar punonjësin e policisë bashkiake.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi M.M., 55-vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, i ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime, punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin G.Ç., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin e Shkodrës? Meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 10 =