Home / Aktualitet / Plagosi me thikë kunatin, arrestohet i riu(DETAJE)

Plagosi me thikë kunatin, arrestohet i riu(DETAJE)

 

Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Laprakë, ku një person mbeti i plagosur me thikë. Sipas policisë, në pranga është vënë 27-vjeçari, i cili pas një konflikti të çastit qëlloi me thikë kunatin e tij.

“Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 18.02.2021 dhe kapjen e autorit, nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi:  P. A., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 18.02.2021, në Laprakë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij shtetasin D. Z”, thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

BE pranon certifikatën e vaksinimit për udhëtimet, ja kur do të prezantohet

Komisioni Europian ka pranuar propozimin për “Certifikatën e Gjelbër Dixhitale” dhe pritet që ajo të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + five =