Home / Aktualitet / Plagosi me mjete të mprehta bashkëfshatarin, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Plagosi me mjete të mprehta bashkëfshatarin, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ” Shqiponja”, në DVP Elbasan, kapën dhe ndaluan shtetasin:

Xh. M., 27 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Ky shtetas, në datën 10.01.2021, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. M., 33 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë (thikë).

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + nine =