Home / Aktualitet / Plagosi me armë drejtorin e ujësjellësit në Shkodër, kapet autori i dyshuar

Plagosi me armë drejtorin e ujësjellësit në Shkodër, kapet autori i dyshuar

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 43-vjeçar pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri drejtorin e ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij.

Mësohet se të dy personat janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri pas një konflikti të çastit, Drejtorin e Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij, kapet dhe prangoset në kohë rekord autori, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë.

Rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M., i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë.

Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Check Also

‘Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli’

I ftuar këtë të martë në emisionin “Historia ime” në TV Klan ishte Halil Sinani …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + 12 =