Home / Aktualitet / Plagosi 61-vjeçarin në Fushë Krujë, arrestohet autori

Plagosi 61-vjeçarin në Fushë Krujë, arrestohet autori

Policia e Krujës ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në lagjen “Sinur” të Fushë Krujës, ku mbeti i plagosur me plumb në këmbë një 61-vjeçar.

Në pranga ka përfunduar shtetasi F. Rr., 42 vjeç, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka nxjerrë armën dhe ka shtënë ndaj 61-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krijës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë: Krujë

Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur”  Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin A. D., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Ministria publikon shifrat e COVID: Ja sa viktima dhe të infektuar u shënuan gjatë 24 orëve

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,596 testime, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 11 =