Home / Aktualitet / Plagoset rëndë 10-vjeçari në Bulqizë, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Plagoset rëndë 10-vjeçari në Bulqizë, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku një fëmijë ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rrëshqitur në akull. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme.

Mësohet se fëmija me inicialet F.B., nga Fushë-Bulqiza, ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës kur ka rrëshqitur në akull dhe ka pësuar frakturë të rëndë në kokë.

Ai është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − sixteen =