Home / Aktualitet / Plagosën me sende të forta kushëririn e tyre, arrestohen në flagrancë 4 persona në Vlorë

Plagosën me sende të forta kushëririn e tyre, arrestohen në flagrancë 4 persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga katër po persona të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë plagosur me sende të forta një 56 vjeçar.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Orikum, Vlorë, ku të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Orikum, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal Vlorë.

Ndër kohë sipas uniformave blu të arrestuarit janë P. H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve P. H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në datën 28.10.2020, në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Orikum, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Ngjarje horror/ Abuzoi seksualisht me 7 vjeçarin për 52 ditë, dalin pamjet e vendit ku mbahej i riu i izoluar nga pedofili

Pamje të tmerrshme janë publikuar nga Policia speciale ruse. Ambientet të cilat tashmë kanë bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 2 =