Home / Kryesore / Pistë F1 pranë Lumit Shkumbin në Elbasan

Pistë F1 pranë Lumit Shkumbin në Elbasan

“Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART”. Kështu e nis postimin e prezantimit të automotoparkut të parë shqiptar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

“Automotoparku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA! Me porosi direkte të Presidentit të FIA, Z.Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Z. Adam Baker, Z. Stuart Robertson, Z. Paul Rea, Z. Tim Malyon, Z. Guido Gaetani d’Aragona”, lexohet në njoftim.

“AUTO MOTO PARK, një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit! Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+m2 në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta! Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor! Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare”, shtohet në postim.

Check Also

Mot i qëndrueshëm dhe me diell, temperaturat për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =