Home / Kulture / PIRATERIA SHESHIT

PIRATERIA SHESHIT

Nga Aurel PLASARI-

Kësaj here, me sa duket, kolera vjen nga “vëllaznit” e Tetovës për të infektuar tezgat e librave në Tiranë. Meqë kam miq edhe juristë, edhe njerëz të librit, do të doja të më sugjerojnë se si duhet vepruar në këtë rast të botimit të një përkthimi pa asnjë leje dhe pra pa asnjë të drejtë. Po shtoj edhe cilësinë e rëndomtë të botimit dhe një tekst të riprodhuar keq, të krimbur me gabime duke filluar që nga përdhunimi i titullit, që e shkreditojnë përkthimin duke i bërë dëm edhe vetë përkthyesit.

Janë një varg titujsh të tillë përkthimesh nga letërsia botërore me gjasë të piratuar njësoj, por mua do të më interesonte të zgjidh çështjen time dhe jo çështjen e Ballkanit, në një kohë kur nga asnjë strukturë e Ministrisë së “kulturës” nuk mund të ëndërrohet ndihmë kundër piraterisë sheshit.

Check Also

“Vitet e Pritjes”, sot premiera botërore e versionit të restauruar

Sot shfaqet premiera botërore online e versionit të restauruar të filmit artistik “Vitet e Pritjes” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =