Home / Kryesore / Pikturat e vetëreflektimit dhe qaforet e karantinës

Pikturat e vetëreflektimit dhe qaforet e karantinës

rene Borinca është 20-vjaçare, por është e përcaktuar që arti të jetë rruga e saj jetësore. Në një formë a tjetrën ajo ka nevojë që të marrë ngjyrat dhe të punojë me to. Kur nuk është duke i hedhur në letër a pëlhurë, përmes tyre realizon me kujdes detaje për qaforet në argjilë.

Nëpërmjet artit të saj eksploron ndjenjat dhe shpërfaq gjërat që i pëlqejnë, por edhe ato që e shqetësojnë, shkruan KOHA. Borinca ka përfunduar shkollën e mesme të arteve aplikative “Odhise Paskali” në Pejë. Për studime universitare ka përzgjedhur diçka që nuk ka të bëjë me art.

Ka nisur studimet për Gjuhën Gjermane në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës. Ende nuk ka hyrë në provime. Tregon se ka marrë një “gap year”, një term që përdoret nga gjenerata e mileniumit të ri për të treguar se kanë marrë një vit pushim nga studimet për t’u angazhuar në aktivitete të tjera, për të udhëtuar a eksperimentuar me punë të ndryshme.

Kështu, ky vit e ka gjetur Borincën duke u marrë me disa aktivitete, por që kryesore në mesin e tyre i ka pikturën dhe punimet në argjilë.

Gjuha autentike e artit

Irene Borinca pikturën e kishte për zemër qysh si fëmijë. Me hapa të vegjël sillej rreth babait të saj, piktorit nga Peja, Shefqet Borinca. Artisti, i cili për 20 vjet ka jetuar në Romë, njihet për artin e tij abstrakt, në të cilin përdor elemente gjeometrike.

 

Check Also

Pamje skandaloze/ Mësuesja në Shkodër bën gjeste të turpshme me nxënësin brenda shkollës

Një video skandaloze që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon një nxënës që përgatitet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − seventeen =