Home / Aktualitet / Pezullimi i punës në Kapshticë/ Qytetarët humbasin durimin, përplasen me Policinë Kufitare

Pezullimi i punës në Kapshticë/ Qytetarët humbasin durimin, përplasen me Policinë Kufitare

Mbetet e tensionuar situata në pikën kufitare të Kapshicës, pasi pala greke ka mbyllur sportelet në orën 9:30 të mëngjesit.

Ka qenë pikërisht ky moment, kur në këtë pikë është plotësuar kuota e 300 kalimeve, kuotë e përcaktuar nga autoritetet greke.

Ky limit është vendosur nga pala greke me qëllim kufizimin dhe parandalimin e transmetimit të infeksionit me Covid-19, ndërsa pezullimi i punës ka irrituar shqiptarët që ishin në pritje për të kaluar.

Ata kanë thënë për mediat se nuk janë informuar më herët për këtë procedurë,  dhe aty kanë filluar përplasjet mes tyrë dhe policëve të kufirit.

Janë me qindra qytetarë  që presin në radhë tashmë në këtë pikë kufitare, edhe pse deri dje kjo doganë nuk konsiderohej problematike, krahasuar me Kakavijnë e cila ra në kolaps. CNA.al

Check Also

STUDIMI/ Duhanpirja ul rrezikun nga koronavirusi

Duhanpirësit kanë 1.5 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga forma të rënda të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + eight =