Home / Lajmi Fundit / Petro Koçi thirret me urgjencë në SPAK pas deklaratave

Petro Koçi thirret me urgjencë në SPAK pas deklaratave

SPAK ka thirrur të hënën për të dhënë dëshminë e tij, deputetin e zgjedhur socialist Petro Koçi, pas akuzave që ky i fundit bëri për Bashkinë e Fierit, që i ka dhënë tendera publikë personave të lidhur me krimin.

SPAK ka nisur verifikime për denoncimet publike të deputetit Petro Koçi, i cili deklaroi se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në këtë qytet.

Sipas burimeve zyrtare të SPAK per Fax News, pas këtyre deklarimeve janë duke u kryer verifikime për tenderët dhe menaxhimin e financave publike të Bashkisë Fier.

Para disa ditesh, deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje SPAK të hetojë keqpërdorimin e fondeve publike në qarkun e Fierit, ku sipas tij paratë shkojnë në  duart e krimit.

Sipas Koçit krimi e realizon procesin e kapjes së fondeve publike përmes lidhjeve të drejtëpërdrejta me drejtues institucionesh dhe zyrtarë të ndryshëm në Fier./FaxWeb

Check Also

“Nuk ka kthim pas”, Basha flet për përjashtimin e Berishës: Ruajmë aleancën me SHBA

Sali Berisha nuk ka asnje shans per tu kthyer ne grupin e PD. Keshtu deklaroi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 7 =