Home / Lajmi Fundit / Peticion kundër heqjes së aboneve nga Bashkia e Tiranës

Peticion kundër heqjes së aboneve nga Bashkia e Tiranës

Heqja e aboneve të transportit publik nga Bashkia e Tiranës ka sjellë kosto të shtuar për qytetarë të cilët lëvizin me autobusë urbanë në përditshmërinë e tyre. “Organizata politike” e quan vendimin një padrejtësi që po u bëhet banorëve të qytetit.

Për këtë arsye, aktivistët e Organizatës Politike nga dita e sotme e në vazhdim do ndërmarrin një peticion me firma për të kërkuar anulimin e vendimit të Bashkisë Tiranë.

Firmat do të mblidhen në 5 pika, në qendër të kryeqytetit:

– Te 9-katëshet (ora 11:00 – 17:00)

– Pas 15-katëshit (ora 11:00 – 17:00)

– Te kafene Piazza (ora 11:00 – 17:00)

– Te Banka Kombëtare (ora 11:00 – 17:00)

– Te Biblioteka Kombëtare (ora 18:00 – 19:00)

Organizata fton të gjithë qytetarët që të japin kontributin e tyre në këtë nisëm.

Check Also

Kapet një sasi e madhe medikamentesh në Kakavijë

Goditet një rast i kontrabandës me medikamente mjekësore. Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme ilaçesh të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − three =