Dega e UGSH për qarkun Fier ka përmbyllur këtë fundjavë procesin zgjedhor dhe përurimin e zyrës së paisur me logjistikën modeste funksionale. Gjatë ditës së shtunë dega e Unionit zhvilloi procesin e zgjedhjeve për kryetar të degës në të cilin morën pjesë 34 anëtarë suke u vëzhguar nga njê përfaqësi kolegësh të zyrës qendrore të UGSH.
Rreth orës 15.00 në selinë e UGSH së qarkut erdhên drejtues të Unionit të cilët u njohën me mjedisin e zyrës.
Kryetari i UGSH-së gazetsri Aleksandër Çipa vlerësoi kontributin vullnetar të drejtuesit lokal të Unionit, gazetarit Vladimir Muçaj për institucionalizimin e degës dhe apeloi për një kontribut të ri bashkues tê gazetarëve dhe anëtarëve të Unionit.
Në komunikimin me kolegët në selinë e sapopëruruar të Unionit të Fierit u fol për një aktivizëm më të shtuar të anëtarësisë në mbrojtje të të drejtave dhe rritjen e integritetit profesional të reporterëve në terren.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë












