Home / Kulture / Personazhet prej druri të përrallave “pushtojnë” parqet belge

Personazhet prej druri të përrallave “pushtojnë” parqet belge

Shtatë skulptura të mëdha prej druri, të ekspozuara brenda një pylli në Belgjikë, janë bërë subjekte të tërheqjes së një numri të madh vizitorësh.

Skulpturat, që u ngjajnë personazheve në përralla, ndodhen në parkun De Schorre afër qytezës Boom dhe janë projektuar nga artisti danez, Thomas Dambo.

“Skulpturat janë përgatitur në vitin 2019 për një festival muzikor, nga materiale si raftet e mbetura, degët e pemëve të këputura dhe dërrasa të vjetra, për të tërhequr vëmendjen te riciklimi”, tha Dambo, i cili në faqen e tij në internet e prezanton veten si “artisti i riciklimit”,

Madhësia e skulpturave ndryshon nga shtatë deri në 18 metra.

Përgatitja e tyre ka zgjatur 25 javë, ndërsa bashkë me Dambo kanë punuar një ekip prej 15 personash.

Artisti ka vepra të ngjashme në shumë vende të botës, si në SHBA, Kinë, Australi, Brazil dhe Meksikë./atsh/

Seven Giant Wooden Trolls to Take Over the Forests of Boom, Belgium

Seven Giant Wooden Trolls to Take Over the Forests of Boom, Belgium

Check Also

“Lule Borë”, me një tur koncertor në Pogradec, Dibër e Madhe, Strugë, Korçë

Kuinteti  “Albanian Excellence”, pjesë e orkestrës “Albanian Excellence” nga viti 2018, është krijuar në vijim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + nine =