Home / Aktualitet / Personalitetet presin Ramën të vijë nga Elbasani për të marrë vaksinën, përshëndetja e veçantë me Moisiun

Personalitetet presin Ramën të vijë nga Elbasani për të marrë vaksinën, përshëndetja e veçantë me Moisiun

Ditën e sotme nisi në AirAlbania vaksinimi i personaliteteve të njohur mbi moshën 80-vjeç.

Edhe pse emra të mëdhenj si ish-politikanë, aktorë dhe këngëtarë, kishin mbërritur që në orën 10:00 të paradites në Air-Albania, një pjesë e tyre u lanë në pritje deri në momentin që erdhi kryeministri Rama së bashku me kamerat e ERTV-së. Që në hyrjen e tij në qendrën e vaksinimit, kryeministri Rama përshëndeti me një stilt të veçantë ish-presidentin Alfred Moisiu.

Rama-Moisiut: Gjigant si je mirë?

Moisiu: Mirë!

Rama: Do të ulesh pak se është procesi.

Manastirliu: Kjo është salla ku bëhet vaksina, që monitorohet nga mjekët dhe urgjenca kombëtare për çdo problem.

Në daljen e tij për media pas vizitës në qendrën e vaksinimit Rama bëri me dije se ditën e sotme nuk ishin vetëm personalitete që morën vaksinën por edhe të moshuar të tjerë mbi 80-vjeç të rekomanuar nga mjeku i familjes.

Check Also

Qeveria Britanike i konfirmon Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri mbështetjen me vaksina për vendet e Ballkanit perëndimor(DOKUMENTI)

Anëtarja e Parlamentit britanik Wendy Morton, njëherazi edhe Ministre për Fqinjësinë Europiane, i është përgjigjur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + 20 =