Home / Aktualitet / Personalitetet e politikës shqiptare urojnë Joe Biden

Personalitetet e politikës shqiptare urojnë Joe Biden

Betimi i Joe Biden si Presidenti i 46-të i SHBA-ve është pritur mirë nga prosonalitetet e politikës shqiptare, teksa nuk kanë munguar edhe urimet.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Joe Biden për emërimin si President i SHBA-ve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se tashmë Amerika ka provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundshëm.

“Urime Presidentit Joe Biden dhe zëvendës Presidentes Kamala Harris. Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Basha.

Gjithashtu edhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet një urimi të shkurtër në rrjetin social “Twitter” ka uruar Presidentitn e ri të SHBA. Ajo thotë se sytë e botës tashmë janë tek Biden dhe Amerika.

“Urime Presidentit JoeBiden Zv/Presidentes KamalaHarris. Sytë e botës janë drejt teje!”- shkruan Xhaçka.

Më herët ka qenë Presidenti Meta, që ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Kamila Harris.

Nëpërmjet mesazhit të urimit  Meta thekson se “jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”.

Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.
Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.
Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.”– shkruan Meta./Opinion.al

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × five =