Home / Kulture / Përshëndetje Skënder Rusi, përshëndetje ju që nderoni poetin

Përshëndetje Skënder Rusi, përshëndetje ju që nderoni poetin

Sot Korça bën atë që di ta bëjë mirë. Vlerëson. Titulli në këtë rast nuk është aq i rëndësishëm për ty që e merr se sa për atë që e jep.
Ndjesia personale nga buron krijimtaria jote poetike, shndërrohet në funksion të memorjes kolektive, në kod kolektiv identitar.
Te poezia jote gjejmë të shprehur gjendjet tona shpirtërore. Për të shfletuar një librin tënd gjithmonë kam nevojë, sepse, secili mban te jastëku “Biblën” e tij. Dhe aty zbuloj shenjtërinë e poezisë.
Që në vëllimin e parë “I njomë ishte bari” në vitin 1975 ti sjell në formën e amanetit të nënës, kredon poetike:
…poeti mbetet i harruar,
pa dashuri që dhemb.
dhe më vonë nuk heq dorë nga misioni sepse:
Mund të jetohet edhe me dhimbjen,
që Zoti për ty e paska zgjedhur.
Ti e shikoje dashurinë me inteligjencën superiore të njeriut që ka gjetur çelësin e komunikimit me botën. E shikoje si shahun e dilemave ku shijoje çdo çast triumfin.
Dhe shpalose dashuritë:
Dashuria për nënën mbush vargjet e shumë poezive dhe na sjell portetin e dhembshur të nënave.
Befas
u thye shkopi,
Ku mbështetej nëna.
Bota e humbi ekuilibrin,
Ra përmbys e tëra.
Pastaj përmasat e jetës zgjerohen:
…çdo nënë është nëna e poetit.
Portreti i babait që … e kish çuar kohën mbrapa,…. tek ca puthje nga të cilat linda unë.
Femra në vargun tënd vallëzon si nën tinguj simfonish të fshehura nën peizazhe vjeshte e dimri dhe merr forcën e magjisë;
Puthmë dhe mos mendo për asgjë tjetër
Amanetin e përcjell te pasardhësit, Teos së vogël i kujton;
Të na bëni një botë veç me dashuri.
Ndërsa
Siandra e vogël që tani po mbjell
Fjalë që i shpreh vetëm dashuria
Dhimbja për atdheun rrjedh qetë si të gjitha fjalët e zakonshme të dashurisë.
Me pak atdhe në xhepin e zemrës,
unë gjithë botës i bie përqark.
Në poezinë tënde, fjala Korçë ka konotacion të veçantë, sepse dashuritë e mëdha fjalët i kanë të pakta, përjetimet i kanë pa fund.
Jetoj në një qytet në formë zemre
Ku kitarat netëve marrohen.
Është e madhe bota jote. Edhe trishtimin e ke të madhërishëm.
Edhe unë ndeza një cigare mërzie
Gjithë nata mori zjarr prej saj.
Me poezinë tënde na zbulon si të duam.Prandaj, faleminderit Poet.

Check Also

UNESCO heq nga statusi i Trashëgimisë Botërore Liverpulin

Liverpulit në Mbretërinë e Bashkuar iu hoq statusi i Trashëgimisë Botërore, pasi një komitet i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 2 =