Home / Aktualitet / Përse po ulen infektimet? Flet mjeku Ilir Alimehmeti

Përse po ulen infektimet? Flet mjeku Ilir Alimehmeti

Ditët e fundit është regjistruar një trend në rënie i infektimeve me bilancin e së martës që regjistroi 303 raste te reja.

Vihet re se kanë rënë dhe testimet, dhe  këto 303 raste të reja kanë dalë nga  2174 testime.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti  shpjegon këtë.

“Ka një ulje të testimeve. Kemi rënie reale por dhe pjesërisht artificiale. Arsyeja kryesore është moti. S’ka të bëjë me virusin por me ne që qëndrojmë më tepër jashtë në ajër të pastër kur është kohë e mirë”, tha ai

Epidemiologu shpreson që në verë situata të jetë pak më ndryshe se vitin e kaluar falë imunitetit që shumë njërën kanë tashmë nga infektimi por dhe fushatës së vaksinave.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + six =