Home / Stili i jetes / Përse bëjmë thashetheme?

Përse bëjmë thashetheme?

Ndoshta sepse pjesa më e madhe prej nesh ka një dëshirë të brendshme për të krijuar lidhje me ata që e rrethojnë. Duam të krijojmë lidhje shoqërore, dhe thashethemi jo vetëm që na jep diçka për të cilën mund të flasim, por ai krijon menjëherë një ndjesi besimi, duke qenë se sinjalizon bashkëbiseduesin se kemi besim tek ai, pasi po i tregojnë sekretet e të tjerëve. Nga ana e tij, tjetri ndan sekrete të tjerë, dhe kështu vendoset një marrëdhënie.

Një studim i Universitetit të Amsterdamit ka zbuluar se 90 përqind e bisedave në zyrë mund të kualifikohen si thashetheme. Dhe një studim i INstitutit të Teknologjisë së Xhorxhias ka arritur në përfundimin se thashethemi zë 15% të emaileve në zyra. Por thashethemet na japin edhe një ndjesi superioriteti, janë të mirë për të qeshur dhe i hedhin pakëz “piper” jetës së përditshme. Antropologu Robin DUnbar thotë se thashethemet kanë udhëhequr pjesërisht zhvillimin e trurit tonë: sipas tij, gjuha është zhvilluar prej dëshirës për të bërë thashetheme./Bota.al

Check Also

Pse qenushët dhe kotelet, shkencërisht, janë më të lezetshëm se foshnjat

Cila është gjëja më e lezetshme që mund të mendoni tani? Qenush? Kotele? Fëmija juaj, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 6 =