Home / Aktualitet / Përplasja mes militantëve të PD dhe PS në Elbasan, shoqërohen disa persona

Përplasja mes militantëve të PD dhe PS në Elbasan, shoqërohen disa persona

Pas përplasjeve të mëngjesit të sotëm mes militantëve të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike raportohet se të paktën 5 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia e Elbasanit.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se policia ka shoqëruar 5 përfaqësues të partive politike PS dhe PD.

Për identifikimin e personave të tjerë dhe atyre që e nisën dhunën këtë të dielë në Elbasan, policia po kontrollon pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë.

Axhenda e njëjtë dhe vizita në të njëjtën kohë e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Bashës solli përplasje mes militantëve të të dyja partive.

Siç shfaqet në videot e transmetuara në media militantë të PS-së dhe të PD-së janë përplasur me njëri tjetrin me grushte, ndërkohë që të pranishëm janë edhe forca policie./Opinion.al

Check Also

Ambasada Amerikane reagon për deklaratën e Xhelal Mziut: Dhuna e Elbasanit e pajustifikueshme

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka përshëndetur ndjesën e Xhelal Mziut nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + seven =