Home / Aktualitet / Përplasja mes Ibrahimoviçit dhe Lukakut, flet Mançini

Përplasja mes Ibrahimoviçit dhe Lukakut, flet Mançini

“Këto janë gjëra që kanë ndodhur gjithmonë në fushë dhe do të vazhdojnë të ndodhin”. Kështu u shpreh trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, në lidhje me përplasjen e derbit të “Coppa Italia”, midis Lukaku dhe Ibrahimovic, për të cilën prokurori federal i FIGC hapi një hetim dje, duke njoftuar gjithashtu marrjen në pyetje të gjyqtarit Valeri.

“Arbitri i paralajmëroi ata, mbase mund t’i largonte të dy nga fusha, por mendoj se kemi biseduar shumë për këtë, ndaj nuk kemi pse të shkojmë më tej, – siguron trajneri blu, që foli me “Tiki Taka”. – Nuk mendoj se ata duhet të skualifikohen për muaj të tërë. Gjyqtari ishte aty dhe vendosi t’i ndëshkojë me të verdhë. Nëse ai do të kishte dëgjuar diçka në veçanti, mendoj se do të kishte bërë diçka më tepër, por nuk e di se çfarë thanë ata”.

Mancini flet edhe për Pirlon dhe garën e titullit: “Sigurisht, ai mund të jetë një trajner i mirë. Ishte e qartë se në fillim mund të përballej me disa vështirësi, sepse ky rol është ndryshe nga të luajturit vetë. Duhet ca kohë për të hyrë në rolin e trajnerit, por kjo është normale. Sa i përket garës për titull, unë e shoh Interin shumë mirë. Mendoj se ky mund të jetë një vit i rëndësishëm për të. Kampionati është shumë i hapur, edhe pse është një sezon kaq i veçantë, me shumë ekipe në garë.

Interi ka gjetur një ekuilibër të mirë, është ekip i fortë. Pastaj, padyshim nuk injorohen të mëdhenjtë e tjerë, si Juve dhe Milan. Pra, në këtë kampionat, marrja e rezultateve është më e vështirë. Milani? Është me meritë në epërsi. Ibrahimovic po shkon drejt të 40-tave dhe po bën shumë mirë.

Ai mund t’i menaxhojë forcat, jam shumë i lumtur për të”. Një kapitull i veçantë, kushtuar Mario Balotellit: “Edhe sot, ai është lojtari italian me cilësitë më të mëdha teknike. Vitet e fundit ka humbur pak, por është ende i ri, 30 vjeç”.

Check Also

Gabimi i tij i kushtoi humbjen skuadrës, Xhaka u kërkon falje tifozëve të Arsenalit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që i kushtoi skuadrës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 14 =