Home / Aktualitet / Përplasja e Metës me policët bashkiakë të zyrat e FRD-së, reagon Erion Veliaj: I alkoolizuar…

Përplasja e Metës me policët bashkiakë të zyrat e FRD-së, reagon Erion Veliaj: I alkoolizuar…

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas sjelljes së presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së.

Policët bashkiakë kishin shkuar për të bastisur zyrat, pasi Bashkia e Tiranës pretendon se këto zyra janë në pronësi të saj.

Në një intervistë për Report Tv, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se sjella e Presidentit është një tregues se kreu i shtetit ka degraduar nga ana mendore dhe se është i alkoolizuar.

Meta po kalon një fazë degjenerimi total, psqik total, mendor, teksa është i alkoolizuar, ne si Bashki kemi një mundësi shumë të mirë rehabilitimi për të alkoolizuar dhe burrat e dhunshëm dhe do ishim shumë të lumtur që t’ia ofronin këtë shërbim”,- tha Veliaj.

Sipas tij, sjellja e Metës është një provokim nga ana e tij.

Është një provokim, për sa kohë 30 parti të tjera respektuan rregullat, është një provokim i presidentit, por unë jam shumë i qetë për këtë histori, ai është në një degradim, nëse do ishte burrë do e kishte lënë presidencën dhe do dilte në fushatë dhe reflekton frikën e tij më të madhe se i trembet faktit që nëse nuk do të kenë mandate do të përfundojnë edh ata në rrugë, por ky është problemi i presidentit që ka nevojë për mbështetje mjekësore, për ndihmë”,- tha Veliaj.

Përsa i përket procedurave për bastisjen nga ana e policisë, Veliaj ka shpjeguar kërkesën për FRD-në.

Ajo është pronë bashkiake, në katin e parë janë zyrat e strehimit dhe në katin e tretë ka qenë një forcë politike, siç ka qenë forca e Milos, ligji deklaron që nëse nuk kanë një përfaqësi parlamentare Bashkia nuk mund t’ju garantojë seli, unë e kuptoj që me stilin e dhunës PD, mori ndërtesën e SHQUPIT, në Tiranë janë 150 parti nëse do shkon të zaptonin pronat, atëherë i bie që mënyra më e mirë e strehimit është që të marrësh një parti. Ata që kanë politikë zaptimin duhet të kuptojnë që qyteti nuk e toleron dhunën, jo presidenti, por çdo i marrë Bashkia e Tiranë nuk zaptohet dhe nuk mundet që dhuna të justifikohet. Partitë Politike të marrin me qira ku të duhen, por jo zonat e Bashkisë.

Nëse shkresa nuk është e rregull çoje në Gjykatë, nuk thërret rrugaçet që të mbrojë Bashkinë, Milo e respektoi, Bushati e kuptoi dhe duhet të kuptojnë që nuk kanë të drejtë të kenë seli kur nuk kanë përfaqësi në parlament, duhet të kuptojnë që ky qytet para 6 vitesh i ka thënë lamtumirë dhunës, të thërrasësh rrugaçet për që ke shok, thjesht ul pikë.

Ne do të transferojmë zyrat, Bashkia merr me qira në privat dhe lë zyrat e veta dhe lë në zaptim zyra nga politikanët e lodhur, një mënyrë për të kursyer paratë e qytetarë, do duhet t’i përdorim këto zyra për njerëzit që i shërbejnë qytetit, jo partitë, do i procedojmë penalisht të gjithëve, dhe nëse do e dini si do përfundojnë kjo histori, zaptuesit do të largohet, qyteti do i kthehet qytetarëve”,- përfundoi Veliaj.

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 5 =