Home / Kryesore / Përplasja e dhunshme te “1 Maji” , flet Pampuri: Ja si nisi sherri

Përplasja e dhunshme te “1 Maji” , flet Pampuri: Ja si nisi sherri

Kandidatja për deputete e PD-së, Oriola Pampuri ka reaguar pas përplasjes së dhunshme në qendrën e numërimit te shkolla “1 Maji” në lagjen Ali Demi.

Pampuri e cila ishte prezente gjatë përplasjes në sy të policisë rreth 1 orë më parë, tha se dy agresorët ishin të pajisur me bexh të KQZ-së, ndonëse as përfaqësuesit e tjerë të KQZ, LSI apo PS nuk i njihnin.

Dy personat janë shoqëruar nga Policia, ndërsa është e paqartë se përse janë përplasur me vëzhguesin e Partisë Demokratike.

“Para 40 minutash ndërpremë procesin e numërimit për shkak të pjesëmarrjes së lartë nga PS në sallë, Në momentin që rinisëm numërimin, brenda u paraqitën personat me një listë, secili prej partive PS, PD, LSI e paraqitën te dera e shkollës. Dy persona me bexhin e KQZ, kur nisën numërimin, ngacmuan dhe më pas dhunuan, i patë shenjat e gjakut, vëzhguesin e PD-së. Në momentin që ne pyetëm se kush ishin këta persona, përfaqësues të PS, LSI, KQZ nuk i njihnin. Deri në këto momente janë të paidentifuar nga KQZ dhe PS. Kallëzimi po bëhet nga djali që është dhunuar. Përjashta, më thonë, që janë dhunuar dhe djem të tjerë. Janë shoqëruar dy persona”, deklaroi Pampuri.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + 8 =