Home / Kryesore / Përpara Dardani!

Përpara Dardani!

Nga Zenel HOXHA-

Urime Kosovë! Ju vëllezër nga sot fituat paqen, stabilitetin, integritetin, dinjitetin, të ardhmen! Jemi shumë te gëzuar nga fitorja e juaj e 14 Shkurtit 2021.
Ju vëllezër të Dardanisë ishit pararendësit pavarësisë, lirisë të kombit në shekuj. Sot ju jeni pararendësit demokratizimit, integrimit, rritjes të integritetit, dinjitetit, bashkimit të kombit shqiptar.
Bashkekombësit tanë ne Perëndim, ashtu si në çdo moment kyç per kombin tonë, treguan edhe njeherë se janë aty ku duhet, ne momentin kur kerkohet ndryshimi i madh, per te ardhmen e Kosovës e të kombit tonë.
Ju vëllezër nga sot jeni kthyer në lektorët real, gati per të ndriçuar mendjet shqiptarëve qe jetojnë si në Shqiperi, Maqedoni te Veriut, Mal të Zi, Greqi, per tu mobilizuar dhe per të sjellur ndryshimin respektiv, në favor të demokracisë, lirisë së plotë, integrimit ne Europë, prosperitetit të pandalshëm.
Perpara Dardani! Vazhdo të udhëhëqesh me shembullin tënd terë Ballkanin e më gjerë.
Ne nuk do të kursejmë asgjë per të realizuar aspiratat e Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve në Ballkan e kudo qe ata jetojne e prosperojnë.

Check Also

NUK MERITOHET MANDATI I TRETË VETËM ME “QINDARK-VAKSINAT”

Nga Xhovan SHYTI – Një tjetër shfaqje demagogjike na ka dhuruar Kryeministri ynë, që prej …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × four =