Home / Aktualitet / Përndiqte këmba-këmbës 29 vjeçaren dhe i sulmoi me thikë të vëllain, arrestohet 25 vjeçari në Tiranë

Përndiqte këmba-këmbës 29 vjeçaren dhe i sulmoi me thikë të vëllain, arrestohet 25 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

I riu akuzohet për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”.

E. K., 25 vjeç mësohet se ka përndjekur vazhdimisht për një periudhë kohe shtetasen A. A., 29 vjeçe. Ai ka shkuar në banesën e shtetases A. A. dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. T., 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

LAJMI I FUNDIT/ Shefja e ISHP-së, Silva Bino me koronavirus, shtrohet në spital

Burime për Descript.al bëjnë me dije se shefja e ISHP-së, Silva Bino, është infektuar me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 − four =