Home / Kryesore / Përmirësoni shëndetin tuaj duke lënë duhanin

Përmirësoni shëndetin tuaj duke lënë duhanin

Ju rrezikoni të sëmureni rëndë nëse vazhdoni të pini duhan. Të lini duhanin është gjëja më e
rëndësishme që ju mund të bëni për shëndetin tuaj,cilado qoftë mosha juaj dhe numri i viteve
gjatë të cilave keni pirë duhan.Trupi juaj kur pini duhan nuk merr vetëm nikotinë, por shumë më
tepër. Janë rreth 4000 kimikate në një cigare. Duke pirë duhan ju thithni: nikotinë e cila krijon
varësi, monoksid karboni i cili pengon veprimin e muskujve dhe trurit, arsenik, cianide (të
përbëra nga cianuri dhe hidrogjeni), adiktivë kimikë, produkte të zbardhjes së hirit, katran i cili
vendoset në bronke dhe mushkëri dhe mund të shkaktojë kancer, amoniak që prodhuesit e
cigares i shtojnë duhanit për të lehtësuar thithjen e nikotinës në mënyrë që t’i mbajë duhanpirësit
të varur prej saj. Disa nga këto kimikate janë të njëjta me ato që ndodhen në varakun e
drurit,helmet e insektevedhe helmin e minjve.
Cilat janë sëmundjet kryesore që shkakton pirja e duhanit?
• Kanceri- Pothuajse të gjithë e dimëse pirja e duhanit shkakton kancer në mushkëri, por
pak njerëz e kuptojnë se pirja e tijështë një faktor rrezikues për disa lloje të tjera kancerisi
kancerii gojës,i laringut,i fytit,i ezofagut,i veshkës,i pankreasit,i stomakutapoleucemia.
• Sëmundjet e mushkërive-Pneumonia është një tjetër sëmundje e përfshirë në listën e
sëmundjeve të shkaktuara nga duhani. Pirja e duhanit rrit rrezikun e sëmundjeve të
mushkërive si emfizema dhe bronshiti kronik. Këto sëmundje janë grupuar bashkë dhe
njihen me termin SPOK(SëmundjetPulmonare Obstruktive Kronike).SPOK shkakton
sëmundje kronike dhe paaftësi të cilat përkeqësohen me kalimin e kohës, dhe shpesh
bëhen fatale. Duhanpirësit që konsumojnë shumë cigare janë më të rrezikuar nga
zhvillimi iSPOK-ut.
• Ataku i zemrës, goditjet dhe sëmundjet e enëve të gjakut-Duhanpirësit janë dy herë
më të prirur të vdesin nga ataku i zemrës sesa joduhanpirësit. Duhanpirja gjithashtu
ndikon në muret e enëve të gjakut që transportojnë gjak në tru,të cilat mund të shkaktojnë
goditje. Burrat që pijnë duhan janë më të prirur të preken nga impotenca për shkak të
sëmundjeve të enëve të gjakut.
• Verbëri dhe probleme të tjera-Pirja e duhanit shkakton rrudhje të parakohshme të
lëkurës, vështirësi në frymëmarrje,erë të keqe në flokë dhe rroba,thonj të verdhë.

Check Also

Moti i keq në vend/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, disa banesa në ‘buzë të greminës’ (FOTO)

Shiu i dendur i cili prej orësh nuk pushon ka shkaktuar probleme të shumta në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − 5 =