Home / Aktualitet / Përmbytjet në vend, Balluku raporton për situatën nga Dubai

Përmbytjet në vend, Balluku raporton për situatën nga Dubai

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila ishte pjesë e darkës së famshme te Nusreti së bashku me ministrin Ahmetaj dhe një pjesë të stafit të kryeministrit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ka folur që nga Dubai për përmbytjet që kishin përfshirë Shqipërinë.

Situata e përmbytjeve detyroi kryeministrin Rama të kthehej nga vizitat e tij në Turqi dhe Greqi dhe për këtë arsye iu desh të mblidhte edhe kabinetin qeveritar përmes një komunikimi online. Por ajo që bie në sy është ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e cila flet për situatën e rëndë që nga zyra e njërit prej manjatëve arabë.

Zyra është e biznesmenit Mohamed Alabbar. Kjo evidentohet edhe nga videot që ka hedhur gazetari Blendi Fevziu në Instagramin e tij ku shfaqen çaste nga intervista që pritet të transmetohet së shpejti me Mohamed Alabbar, ku ai flet për investimet që do të kryhen në portin e Durrësit./Descript.al

Check Also

Najada Çomo i futet politikës, vjen reagimi i Piperos: Lajm i keq për Infektivin

Najada Çomo do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste. Mjeku Pëllumb Pipero u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + nineteen =