Home / Aktualitet / Përmbytjet izolojnë vendin/ Helmohet 5 vjeçarja, transportohet me varkë në spital(VIDEO)

Përmbytjet izolojnë vendin/ Helmohet 5 vjeçarja, transportohet me varkë në spital(VIDEO)

Një 5-vjeçare në fshatin Obot të Shkodrës është transportuar me urgjencë përmes një varke për shkak të përmbytjeve në zonë si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.

E mitura ka shfaqur shenja të helmimit, fillimisht temperaturë dhe më pas bark dhe të vjella dhe orët e fundit gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Për shkak të përmbytjeve të zonës, ka qenë i pamundur kalimi i mjeteve të ushtrisë.

Për shkak se Oboti dhe disa zona të tjera në Shkodër janë aktualisht të përmbytura, aty nuk mund të kalohet as me mjete të larta dhe as me mjete të vogla. Për të bërë të mundur dërgimin në spital për ndihmë, ajo është transportuar me varkë.

As mjetet e ushtrisë nuk futen dot në Obot pasi niveli i ujit është rritur pas reshjeve të fundit. Sipas përditësimit të Bashkisë Shkodër paraditen e sotme, rruga e Obotit është e pakalueshme pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

Gjithashtu, në këtë fshat ka prezencë uji në oborret e shtëpive deri në 60 cm./Fax Web

Check Also

“Qepenat ulen për pushtetarët”, PD nxjerr pamje nga tregu në Cërrik

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe njëherazi drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 6 =