Home / Aktualitet / Përmbyset autobusi me pelegrinë, të paktën 19 të vdekur e 50 të plagosur në Pakistan

Përmbyset autobusi me pelegrinë, të paktën 19 të vdekur e 50 të plagosur në Pakistan

Një autobus me pelegrinë, është përmbysur sot në një autostradë të Pakistanit, ku si pasojë kanë lënë të vdekur 19 persona dhe lënduar 50 të tjerë.

Sipas autoriteteve aksidenti ka ndodhur në rrethin Kuzdar, në provincën Baluchistan, ndërsa shkak, është bërë shpejtësia e tepërt.

Pelegrinët po ktheheshin në Dada, një rreth në provincën jugore të Sind, pasi vizituan tempullin e një shenjtori.

Sipas autoriteteve loale, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit në një kthesë të fortë, e si pasojë, autobusi është përmbysur.

Sakaq, vlen të përmendet se aksidentet fatale të trafikut janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore dhe mosrespektimit të rregullave të trafikut.

Check Also

28-vjeçarja nga Elbasani rrëfen dramën e jetës dhe përballjen me sëmundjen

Ishte vetëm 12 vjeç kur mësoi një të vërtetë që do t’i ndryshonte jetën. Një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 12 =