Home / Aktualitet / Përleshje mes familjes shqiptare dhe asaj rumune, plagosen tre persona

Përleshje mes familjes shqiptare dhe asaj rumune, plagosen tre persona

Një sherr masiv është regjistruar në Itali mes një familje shqiptare dhe një familjeje rumune.

Mediat fqinje shkruajnë se pjesëtarë të familjeve nën ndikimin e alkoolit janë përleshur me thika, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre një fëmijë, të cilët janë dërguar në spital.

Banorë të zonës më pas njoftuan policinë e cila arriti në vendngjarje dhe shmangu vazhdimin e përleshjes.

Në tentativë për t’i arrestuar dy shqiptarë, policia hasi në rezistencën e tyre.

Por menjëherë policia i vuri prangat dy shqiptarëve dhe i shpalli të arrestuar për “rezistencë ndaj zyrtarëve publikë” dhe “ushtrim dhune”. Më pas ata u dërguan në komisariatin e Compagnia di Ronciglione, ndërsa të tjerët u proceduan në gjendje të lirë.

Check Also

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për ditët në vijim, sa do arrijnë temperaturat

Dita e sotme parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 7 =