Home / Kryesore / Përkthimi i 12 nga Rudolf Marku

Përkthimi i 12 nga Rudolf Marku

WILLIAM BUTLER YEATS (1865-1939)

Çmimi Nobel për vitin 1923. Poet, dramaturg dhe kulturolog irlandez,
njëri ndër figurat më të shquara të letërsisë së shekullit të XX.
Nga fundi i jetës filloi të kërkonte intonacione të reja
për poezinë e vet, kryesisht nën ndikimin e mikut më të ri në moshë, Ezra Pound

KUR TË JESH PLAKË

Kur të jesh plakë, me thinja dhe tërë gjumë,
E pranë zjarrit të kotesh, e kapë kët’libër në dorë,
Ngadalë lexon, dhe ëndërron për atë vështrim hyjnor
Që sytë e tu kishin, dhe hijet e thella që kanë lënë gjurmë;

Sa njerëz i deshtën çastet e tua plot hir e gëzim,
Dhe deshën bukurinë tënde-me dashni a rrenë,
Por veç një burrë e deshi shpirtin tënd që s’pren,
Dhe desh pikëllimin e fytyrës tënde gjithë ndryshim.

Dhe tek përkulesh pranë flakëve që kanë mbetë,
Pëshpërit, me pak trishtim, se si Dashnia ikë,
Dhe se si Dashnia ecën lart përmbi malet thik
Dhe në grumbull yjesh fsheh fytyren e vet.

Check Also

Vranësira dhe shira të izoluar/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-herëshme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − ten =