Home / Aktualitet / Përkeqësohet situata, 126 raste të reja dhe 4 vdekje nga Covid-19

Përkeqësohet situata, 126 raste të reja dhe 4 vdekje nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona.

Ndërkohë në deklaratën e përditshme për shtyp u bë me dije se janë  126  raste të reja.

Që në fillim të këtij komunikimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu drejtua me një thirrje të rinjve: Tregoni kujdes ju të parët duke vendosur maskën. Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe shokët tuaj.

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese.

Janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive.

Check Also

LAJMI I FUNDIT/ Shefja e ISHP-së, Silva Bino me koronavirus, shtrohet në spital

Burime për Descript.al bëjnë me dije se shefja e ISHP-së, Silva Bino, është infektuar me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 1 =