Home / Aktualitet / Përkeqësohet gjendja e Ardit Gjebresë

Përkeqësohet gjendja e Ardit Gjebresë

Moderatori shumë i dashur për publikun, Ardit Gjebrea njoftoi pak ditë më parë se është infektuar me Covid. Megjithatë kjo nuk e pengoi Arditin që të dielën ta drejtonte nga shtëpia emisionin “E diela shqiptare”.

Mirëpo këtë herë mjekët i kanë thënë se ai duhet të bëjë pushim dhe “E diela shqiptare” këtë javë do të ketë tre prezantues që do të zëvendësojnë Arditin derisa të rikthehet.

“Gjysma ime” dhe “Të panjohurit” do moderohet nga Enkel Demi, bën të ditur Arditi.

“Telebingo shqiptare”, do moderohet nga Gentian Zenelaj.

Dhe “Ka një mesazh për ty”, nga Marsela Çibukaj.

“Këtë të dielë mjekët më thanë pushim, por nuk do të ketë pushim E Diela Shqiptare”, shkruan Arditi.

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + fifteen =