Home / Bota / Përkeqësohet bilanci/ 35 viktima dhe mbi 800 të lënduar nga tërmeti në Izmir

Përkeqësohet bilanci/ 35 viktima dhe mbi 800 të lënduar nga tërmeti në Izmir

Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35.

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Fahrettin Koca, i cili  ndodhet për momentin në zonën e tërmetit në Izmir dha njoftimin.

Ministri Koca deklaroi se 8 persona, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë,  ndodhen në kujdes intensiv dhe në total 243 persona po trajtohen në spitale.

Deri tani janë regjistruar 885 të lënduar dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende.

Check Also

Komisioni Hetimor për inceneratorët, Tabaku: Shumë institucione nuk kthejn përgjigje

Institucionet shtetërore të cilët kanë marrë pyetje nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët duhet të kthejnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + 10 =