Home / Bota / Përkeqësohet balanci/Mbi 9 mijë viktima nga Covid-19 në Spanjë .Ulet numri i të infektuarve

Përkeqësohet balanci/Mbi 9 mijë viktima nga Covid-19 në Spanjë .Ulet numri i të infektuarve

Spanja ka regjistruar 864 vdekje të tjera gjate 24 orëve nga Covid-19 ,duke e rritur numrin e vdekjeve ne Evrope ne mbi 30,000.

Më shumë se 9,000 njerëz kanë vdekur në Spanjë nga COVID-19, duke e bere vendin e dyte pas Italise me numrin me te larte te vdekjeve  te shkaktuara nga virusi.

Rastet e konfirmuara në vend kanë kaluar 100,000, por numrat tregojnë se shkalla e infeksionit po ulet.

Sekretari i Përgjithshëm i KB, António Guterres tha se pandemia ishte sfida më e madhe në botë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një raport i KB vlerëson se  25 milion vende pune rreziokohen  në të gjithë botën si rezultat i shpërthimit te virusit.

Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën tani është mbi 860,000, me më shumë se 42,000 vdekje, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Zyrtarët shëndetësorë ne Spanje, besojnë se rritja e fundit prej 12% e infeksioneve ditore është dëshmi e mëtejshme se niveli është stabilizuar.

Spanja ka qenë në mbyllje për më shumë se dy javë.

Përshtati në shqip nga BBC: Marjana Ciku       
©Shtypi.net

 

Check Also

Studentët e Koresë së Jugut kthehen në shkollë, vendi raportoi dyfishin e rasteve të reja të regjistruara një ditë më parë

Më shumë se dy milion studentë u kthyen në shkollë në Korenë e Jugut të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + fourteen =