Home / Aktualitet / Përjashtimi i Berishës, Basha : Partneriteti i PD me SHBA do të mbetet i pacenueshëm

Përjashtimi i Berishës, Basha : Partneriteti i PD me SHBA do të mbetet i pacenueshëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e tij për përjashtimin nga grupi parlamentar, i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës, për zhvillimin e e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me SHBA.

Por, dua të jem i qartë, aleanca dhe partneritet i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokrateve shqiptarë, në interesin më të mire të së nesërmes, të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Dhe për këtë arsye, ne së bashku me të gjithë shqiptarët po presim për ndryshimin, do bëjmë gjithçka që të bëjmë aspiratat për ndryshim. Nuk kam kthim pas!”, tha ai.

Check Also

Jep dorëheqje Boiken Abazi nga drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

Boiken Abazi jep dorëheqje drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Përmes një postimi në profilin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 6 =