Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë, Matt Hancock u akuzua se shkaktoi panik tek njerëzit pasi deklaroi se një variant i ri i koronavirusit po përhapet në Londër dhe Jug-Lindje të Britanisë.
Ditën e djeshme, tha se do të merrte masa më të rrepta izolimi për 11 milionë banorët ndërsa paralajmëroi se lloji i ri i Covidit mund të përhapet më shpejt se versionet e vjetra të virusit.
Por ekspertët kundërshtuan pretendimin e tij, duke thënë se përdori ‘retorikë të gabust’ për të trembur njerëzit dhe zbuloi se zhvillimi ishte i zakonshëm dhe do të nxirrte jashtë funksioni vaksinat ose të sëmurë më shumë njerëzit. Sipas ekspertëve, variant i ri i koronavirusit mund të jetë më pak vdekjeprurës.
Ekziston një farë shqetësimi se lloji i ri mund të jetë një formë që nuk njihet mirë nga sistemi imunitar dhe se vaksinat mund të mos jenë aq efektive. Konsorciumi i Mbretërisë së Bashkuar Covid-19 Genomics UK tha se po hetonte këtë dhe gjithashtu po shikonte ‘nëse ndonjë nga këto mutacione po kontribuon në rritjen e transmetimit’.