Home / Aktualitet / Përgjimet/ Ja sa kushtonte arka me peshk që mori ish-zv.ministrja Rovena Voda

Përgjimet/ Ja sa kushtonte arka me peshk që mori ish-zv.ministrja Rovena Voda

Detaje të reja zbardhen nga hetimet në ngarkim të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda. Prokuroria e Posaçme ka mbajtur në përgjim ish-zv.ministren si dhe dy të pandehurat e tjera të  çështjes, Majlinda Hasani dhe Florinda Beu. Të trija akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike dhe janë lënë në arrest shtëpie nga gjykata.

Sipas hetimeve, Voda mori dhuratë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk si shpërblim për ndërhyrjet e saj që një e njohur të merrte një vend në administratën publike.

Nga përgjime, Florida Beut zbulon se arka me peshk që mori Voda  i “shkon 300 mijë lekë”.

Përgjimi

Majlinda: Jo, jo do ja them unë, e di ajo po e thash unë ka vdek ajo punë, edhe po nuk i dhe ti, e di ajo ja jap nga xhepi im unë.

Florida: A janë për t’u dhënë, a do e bëjë ajo, ajo do e bëjë që do e bëjë.

Majlinda: Prit njëherë, ta bëjë, nuk jepen të gjitha përnjëherë, telefonin për “Tetë Mars” ishte shumë tha ajo e dëgjove, e dëgjove edhe për peshkun që i thash unë, peshk deti të shtrenjtë.

Florida: E dëgjova, ai me të vret se një arkë që do i çojmë ne, do i them vëllait t’ja bëjë tamam, i shkon 300 mijë lekë pse ça kujton ti se është i lirë.

Hetimet

Hetimet kanë nisur që në 2019-n për një çështje tjetër ku ka rënë në përgjime avokatja Majlinda Hasani, e cila ushtron profesionin e saj në Durrës. Në 13 Shkurt 2020, avokatja është takuar për herë të parë me zv/Ministren e Brendshme Rovena Voda në Durrës ku i ka kërkuar ta ndihmojë që Florinda Beu, e cila gjithashtu ishte e pranishme në takim, të hyjë në një vend në administratën publike.

Në dosjen e SPAK, thuhet se Voda i ka premtuar se mund ta marrë në punë si specialiste, por edhe si shefe. Madje ish-zv/Ministrja ka telefonuar dikë në Departamentin e Administratës Publike.

Më pas avokatja Hasanaj është përgjuar duke folur me Beun në telefon për të futur në zarf 1 mijë euro. Në këto biseda citohet Florida Beu të thotë se “mos duheshin më shumë para” dhe se “të paktën ta fuste në një vend tamam pune”. Majlinda i është përgjigjur se “leku e hedh ujin përpjetë dhe se Voda përgjigjet menjëherë”.

Më 28 Shkurt të një viti më parë, të tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida ka aplikuar në 11 vende pune  të ndryshme, por nuk ka fituar në asnjë prej tyre. Në përgjime është fiksuar sërish Florinda Beu të flasë për lekë pasi e ndiente detyrim ndaj zv/Ministres.

Një tjetër takim është filmuar mes tyre në portin e Durrësit ku ish-zv/Ministrja ka marrë si dhuratë një arkë me peshk dhe një celular me vlerë rreth 550 euro. Në dosje thuhet se paratë dhe dhuratat janë dhënë me dëshirë dhe se Voda nuk i ka refuzuar.

Check Also

Anti-korrupsioni zbarkon në Kadastrën e Durrësit, sekuestrohen disa dosje/ Dyshimet

Struktura anti-korrupsion pranë Këshillit të Ministrave ka zbarkuar në Kadastrën e Durrësit. Sipas një denoncimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 10 =