Home / Editorial / Përgjigje e trishtuar një kolegu gazetar, në prill 2019 …

Përgjigje e trishtuar një kolegu gazetar, në prill 2019 …

Odise Kote

Kolegu me të cilin kemi përcjellë në mediat ndërkombëtare ngjarjet e vitit të mbrapshtë 1997 më pyeti: sie vlerëson analizën e drejtorit të Zërit të Amerikës për Euro Azinë Elez Biberaj ? Në fakt nuk desha ti pergjigjem, por ai këmbënguli fort. E ftohtë, korrekte,e saktë, por duhet ta shkëputësh nga konteksti i njohjes së thellë që z.Biberaj ka për Shqipërinë dhe personazhet e politikës shqiptare – i thashë. Po përse? vijoi kolegu. Të lodhur nga kërkimi i normalitetit, mendja njerëzore ka prirjen e natyrshme për të tkurrur ngjarjet. Po veç kujtesa nuk duhet humbur. E kujton ndonjëherë 1997 ? i thashë. Po piramidat, Vlorën, po të vrarët, katrin e Radës, konfliktin gati të armatosur jug – veri të injektuar me “shiringën” e presidentit të kohës ? Prej natyrës së mbrapshtë, të përdorësh të keqen për atë që se bën dot e mira dhe ti vësh zjarrin Shqipërisë, kjo nuk harrohet. Aso kohe z. Biberaj drejtonte seksionin shqip të Zërit të Amerikës dhe ju e dini heshtjen dhe qëndrimin e tij. A nuk të duket koleg se lehtazi, lëndimthi, këtë mars – prill 2019, me hapa prej fantazme po qaset një tjetër shemër si ajo e 1997? Lënia e mandateve, protesta të dhunshme, ligjërim për djegie e tërheqje zvarrë, marrje me dhunë të Institucioneve shtetërore, radikalizim në ekstrem të situatës deri në marrëzi presidenciale për vetsakrifikim si Salvador Alende (në prag të ditës së ashures) ? A nuk janë këto prova të shkretimit, a nuk është e njëjta gjuhë, tension social dhe egërsi si në 1997 –tën, në vend të opozitës me argument e llogjikë demokratike në parlament, protestave paqësore në sheshe, ndryshimeve ligjore të sistemit, pjesmarrjes e fitores në zgjedhje? Kur ka pandehma të tilla, ka dhe mosshpjegime, ndaj të thënat e lidërve të opozitës hyjnë ndër ato që ndonëse të pavërteta, s’mund të quhen as të rreme. Kërkimi i shkaqeve ashtu si dhe mosgjetja, megjithë dhimbjet sociale më sjell trishtim të thellë. Unë i dashur koleg, shikoj një njeri si lideri i opozitës që kërkon të kapë yjet, kur të gjithë qeshin dhe eminenca gri (hija e 1997 –tës) i mban shkallën. Së fundi, trishtimi shkaktohet nga inteligjenca. Sa më shumë t’i kuptosh disa gjëra, aq më shumë do të doje të mos i kuptoje…!

Check Also

Shqipëria nuk gjen qetësi/ Mbi 800 raste të reja, ja sa viktima u shënuan gjatë 24 orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë, kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 7 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + seven =