Home / Aktualitet / “Përgatituni për një situatë të vështirë”, Kim Jong Un parlajmëron koreanët

“Përgatituni për një situatë të vështirë”, Kim Jong Un parlajmëron koreanët

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u bëri thirrje qytetarëve të tij që të përgatiten për një krizë “të vështirë”.

Deklarata vjen pas paralajmërimeve të grupeve për të drejtat e njeriut se Koreja e Veriut përballet me mungesa të mëdha ushqimesh dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Duke folur në një konferencë të partisë, Kim e krahasoi situatën me një uri famëkeqe vdekjeprurëse, në vitet 1990.

Koreja e Veriut i ka mbyllur kufijtë e saj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo ka bërë që edhe tregtia e saj me Kinën të ngecë.

Koreja e Veriut po ashtu përballet me sanksione ekonomike ndërkombëtare, për shkak të programit të saj bërthamor.

Në një pranim të rrallë të vështirësive, Kim përmendi “Marsin e Mundishmëm”.

Zyrtarët verikoreanë e përdorin këtë term për t’iu referuar urisë shkatërruese në vitet 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e ka lënë Korenë e Veriut pa ndihmë thelbësore.

Rreth 3 milionë njerëz vlerësohet të kenë vdekur gjatë asaj periudhe.

Muajin e kaluar, raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, Tomas Ojea Quintana, ka thënë se “kriza e rëndë ushqimore” tashmë ka shkaktuar uri dhe kequshqyerje në vendin komunist.

Check Also

Islamofobia! Studentja muslimane sulmohet me acid në SHBA

Në SHBA është aktualizuar një debat mbi urrejtjen islamofobike pasi një studente muslimane me origjinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 14 =