Home / Lajmi Fundit / Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD-së, miratohen të katërta pikat e rendit të ditës

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD-së, miratohen të katërta pikat e rendit të ditës

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka përfunduar pas rreth një kohëzgjatjeje prej 2 orë e gjysmë. Bëhet me dije se Kryesia e PD-së ka miratuar 4 pikat e rendit të ditës.

Pika e parë ka qenë ajo e analizës së zgjedhjeve të 25 Prillit, e cila u kundërshtua nga ana e drejtuesi politik i qarkut Korçë, Edmond Spaho, si dhe drejtuesi i qarkut të Durrësit, Edi Paloka, të cilët nuk u pajtuan me vlerësimet e bëra nga analiza e zgjedhjeve.

Pika e dytë e rendit të ditës kishte të bënte me propozimet e ndryshimeve statuore të propozuara nga kryedemokrati Lulzim Basha, pikë kjo e cila u miratua gjithashtu.

Pika e tretë dhe e katërt kishin të bënin me përcaktimi e anëtarëve dhe vëzhguesve të zgjedhjeve të 17 korrikut në kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vijon…

Check Also

Po transportonte emigrantë të paligjshëm me “Touareg”, në pranga 20 vjeçari në Kukës

Ditën e sotme Policia Kufitare në Kukës ka arrestuar një 20 vjeçar i cili po …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =