Home / Bota / Përfundon gjithçka, ja kush shpallet presidenti i SHBA-së

Përfundon gjithçka, ja kush shpallet presidenti i SHBA-së

Kandidati demokrat Joe Biden ka fituar edhe në shtetin e Pensilvanisë, fitore që e konfirmon atë si fituesin e zgjedhjeve presidenciale dhe si Presidentin e 46-të të zgjedhur në historinë e SHBA.

Edhe pse ishte në disavantazh të madh ndaj Trump, Biden ka arritur të përmbysë rezultatin dhe të marrë 284 vota të Kolegjit, ndërsa mbeten edhe 4 shtete të tjera për të përfunduar numërimin.

Lajmin e kanë konfirmuar të gjitha mediet e mëdha ndërkombëtare, ndërsa pritet që presidenti i ri të dalë në një konferencë për të shpallur fitoren.

Ndërkohë nga ana tjetër Donald Trump është shprehur se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme, pasi tha se ka prova për manipulimin e zgjedhjeve, ku miliona vota sipas tij janë futur në kutitë e votimit për t% ndihmuar Biden.

Screenshot_2_copy.jpg

Check Also

Biden: Amerika, gati të udhëheqë botën

Presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi të martën se SHBA është “gati të udhëheqë botën, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + three =