Home / Bota / Perëndimi po hesht, ndërsa Rusia po përfiton nga konflikti Armeni-Azerbajxhan

Perëndimi po hesht, ndërsa Rusia po përfiton nga konflikti Armeni-Azerbajxhan

Nga Edward Lucas ”Center for European Policy Analysis”

* Imagjinoni sikur lufta midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, të kishte rifilluar në çdo kohë që pas vitit 1995 dhe deri rreth 5 vjet më parë. Gjërat mund të ishin shumë ndryshe. Por Perëndimi – Bashkimi Evropian dhe SHBA – do të ishin në vijën e parë të përpjekjeve për ta ndaluar atë.

Ndërhyrja do të ishte pjesërisht jashtë interesit të drejtpërdrejtë personal:Kaukazi është një autostradë jetike lindje-perëndim për naftën, gazin dhe ndikimin gjeopolitik. Konsiderata më të gjera do të ishin rreziku i përshkallëzimit të konfliktit, kostot humanitare të luftimeve, dhe nevoja për të dhënë një shembull.

Udhëheqja perëndimore varet nga besueshmëria. Nëse nuk mund të ndalosh një luftë të vogël, atëherë do të kesh më pak ndikim kur bëhet fjalë për çështje më të mëdha. Por kjo nuk ekziston më. Tipari më i spikatur i konfliktit aktual, është ajo që nuk po ndodh.

Përleshje të ashpra ndërmjet forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit

Nuk ka asnjë “diplomaci të anijes” (gunboat diplomacy) nga ana e Perëndimit. Asnjë samit ndërkombëtar mbi këtë emergjencë. Asnjë presion. As kërcënime me sanksione. Asnjë ofertë për ndonjë mision paqeruajtësish.

Me thënë të drejtën, kriza vjen gjatë një pandemie dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Por ky nuk është justifikim. Edhe vendet e tjera kanë shqetësime të brendshme. Por Turqia, Rusia dhe Irani, janë shumë të fokusuara tek ky konflikt.

Ndërsa vendet perëndimore jo. Është ende e qartë se vetëm presioni i jashtëm mund të zgjidhë krizën. As Armenia dhe Azerbajxhani nuk mund të fitojnë plotësisht ndaj njëra-tjetrës. Zgjidhja e vetme afatgjatë, është një zgjidhje diplomatike e krizës, hapja e kufijve dhe lejimi i prosperitetit dhe kontakteve midis njerëzve për të filluar sheshimin e armiqësive të ndërsjellta dhe mjerimit që e ka kapluar rajonin që nga fundi i viteve 1980.

Lufta është një fitore e gjithanshme për Rusinë. Moska mbështet që të dyja palët, duke i shitur armë Azerbajxhanit, por duke mbajtur një bazë ushtarake në Armeni, dhe i shitur gjithashtu shitur armë dhe Jerevanit. Cilido nga vendet që do humbasë, do të ketë nevojë për mbrojtjen e Kremlinit.

Erdogani, “Putini” tjetër në dyert e Evropës

Cilido që të fitojë do t’i jetë mirënjohës Kremlinit. Që të dyja vendet janë të pakënaqura me marrëdhëniet e tyre me Rusinë. Por asnjëra nuk ka një alternativë. Armenia pa dalje në det, është e tmerruar nga Turqia. Azerbajxhani e di se nuk mund të mbështetet plotësisht tek Ankaraja.

Nëse Azerbajxhani rimerr të paktën një pjesë të territorit të kontestuar në rajonin e Nagorno-Karabakut, përpara se të ndërmjetësohet një armëpushim, lidershipi në Baku do t’i afrohet më shumë Rusisë në formën e mirënjohjes.

Rusia mund të kishte mbështetur edhe Armeninë. Por nuk e ka bërë këtë. Dhe nëse luftimet shndërrohen shpejt në një pikë të vdekur, pa asnjë përparim nga njëra po tjetra palë ndërluftuese në terren, leksoni për Azerbajxhanin do të jetë se Turqia është e pasigurt, dhe se Rusia është një aleate që mund t’i zihet më shumë besë.

Nga ana e saj, Turqia duhet që ta mbështesë Azerbajxhanin për shkak të lidhjeve të thella gjuhësore dhe etnike midis të dyja vendeve. Por presidenti Erdogan ka tashmë shumë sfida në tryezën e tij, përfshirë luftërat në Siri dhe Libi, dhe një konfrontim të ashpër me Greqinë në Mesdheun Lindor.

Ndaj ai nuk e dëshiron një grindje të re me Rusinë. Turqia do të ndërhyjë për të parandaluar një humbje të azerëve, por do ta inkurajojë aleatin e saj më të vogël që të arrijë vetë një lloj fitoreje modeste. Synimi i Kremlinit, është të përsërisë suksesin diplomatik që pati në Siri, duke shfrytëzuar një përfshirje modeste ushtarake, për të arritur një fitore strategjike.

antaresimi i shqiperise ne BE

Një element i kësaj do të ishin paqeruajtësit rusë në rajon; një tjetër do të ishte një proces paqeje në formën e “Astana-2”, duke përfshirë Iranin dhe Turqinë, por duke përjashtuar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në planin afatgjatë, fuqia në rritje e Kinës është historia kryesore gjeostrategjike e momentit. Por tani për tani, është Rusia ajo po e rifiton ndikimin e vet hegjemonik, ndërsa Perëndimi po humbet ndikimin përtej Detit të Zi, Kaukazit dhe Azisë Qendrore, rajone që deri kohët

e fundit ishin lozha diplomatike dhe ekonomike, me ndërtimin e gazsjellësve, edukimin e elitave, promovimin e shoqërisë civile, dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të sigurisë.

Vendimet që dikur merreshin në Uashington, Londër, Berlin dhe Bruksel, të paktën brenda pamjes së një kornize shumëpalëshe të bazuar në rregulla, tani po merren në (dhe midis) Moskës, Ankarasë dhe Teheranit, dhe bazuar në interesat e tyre të ngushta.

Armenët dhe azerët po luftojnë pa dashur në të njëjtën anë, duke mbështetur vizionin botëror Neo-Jaltian të Vladimir Putinit, ku fuqitë e mëdha marrin vendimet, dhe të vegjlit hanë ato që u thonë të mëdhenjtë./ Përshtatur nga CNA.al

Check Also

Franca futet në karantinë/ Kaos në Paris, qytetarët dynden në dyqane dhe largohen nga qyteti përpara mbylljes

Parisi është ‘pushtuar’ nga makinat vetëm pak orë para se të ndodhte bllokimi i ri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =